Boksieri shqiptar e shan dhe provon ta rrah kundërshtarin gjatë konferencës, roja ia tregon vendin (Video)

Boksieri shqiptar e shan dhe provon ta rrah kundërshtarin gjatë konferencës, roja ia tregon vendin (Video)

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shpërthyer në konferencën për shtyp dhe gjatë ‘përballjes’ me kundërshtarin e tij, Maxim Prodan.

Marku do të ndeshet me ukrainasin Prodan të shtunën mbrëma në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.

Përballja e Markut me Prodan është e vlefshme për titullin IBF International në kategorinë ‘welterweight’

Sot (e enjte) është mbajtur konferenca për shtyp para meçit dhe ‘face-off’ apo përballja mes dy boksierëve.

Megjithatë, nuk ka shkuar gjithçka mirë në asnjërën pasi boksieri shqiptar ka shpërthyer në të dy rastet.

Shpërndaje në: