Doni muskuj të fortë në çdo moshë? Këto janë produktet fantastike
Barishte, jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale, por ato mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe të thjeshta. Shumë studime janë kryer për të mësuar më shumë rreth benefiteve që vijnë nga konsumi i tyre.
Duke u bazuar në studimet e fundit të kryera rreth ndikimit që ka konsumi i perimeve gjethe jeshile në organizëm, ju njohim më poshtë me disa nga përfundimet e tyre.
Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Ka shumë arsye pse duhet të konsumoni rregullisht barishte, një prej tyre është edhe ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës. Në bazë të të dhënave, konsumi i 250g me barishte çdo ditë, e uli ndjeshëm këtë rrezik.
Mund të ulin inflamacionin në trup
Sipas një studimi, substanca e quajtur sulfokinovozë tek barishtet, nxit rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë. Pra nëse konsumoni spinaq, sulfokinovoza mund të ketë një efekt anti-inflamator në trup. Barishtet mund të shkaktojnë gazra tek disa njerëz. Por duhet të dini që kjo ndodh vetëm kur e tejkaloni me konsumin e tyre.
Mund të ndihmojnë për të përmirësuar forcën e muskujve
Nitratet që gjenden tek barishtet mund të ndihmojnë në përmirësimin e forcës dhe lëvizshmërisë së muskujve. Konsumi i rregullt i tyre është i domosodshëm veçanërisht tek njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar nga rrëzimet dhe dëmtimet. Për të përfituar sa më shumë prej tyre, kombinojini me proteina me bazë shtazore si mishi i pulës dhe me proteina më bazë bimore si fasulet e zeza.
Ulin rrezikun e qelizave tumoriale
Duke qënë se barishtet janë plot me antioksidantë të quajtur polifenole, ato mund të ulin rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri. Një tjetër arsye e vlefshme se përse duhet t’i konsumoni rregullisht ato.