Berisha zëvendësohet në fillim të ndeshjes, pësoi lëndim kundër Lille
Gjatë ndeshjes mbrëmë mes kampionit të Ligës 1 të Francës, Lille dhe skuadrës së Reims, ylli kosovar Valon Berisha u zëvendësua në minutat e para të ndeshjes, respektivisht në minutën e 8’, duke liruar vendin për sulmuesin Hugo Ekitike.
Berisha ishte titullar nga minuta e parë për skuadrën e Reims, por pas tetë minutave ndeshje atij iu desh ta lironte fushën pas lëndimit që e pësoi në këmbë, përcjell KosovaPress.
Pas një kontakti me mbrojtësin e Lille Sven Botman, i cili bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Berishën, ky i fundit u largua nga loja, ku më pas iu deshën disa qepje në thembrën e Akilit, për shkak të lëndimit që e pësoi.
Më pas, Berisha postoi një foto ku shihet lëndimi i tij, së bashku me një mesazh në të.
“Jashtë për ca kohë, do të rikthehem më i fortë”, shkruante Berisha.
Foton e lëndimit të Valon Berishës e gjeni më poshtë.