Ronald Koeman sapo është larguar nga konferenca për shtyp duke mos pranuar asnjë pyetje

Ronald Koeman sapo është larguar nga konferenca për shtyp duke mos pranuar asnjë pyetje

Pavarësisht se është legjendë e klubit, Ronald Koeman po kalon nëpër një periudhë të vështirë si trajner i klubit.

Derisa 58-vjeçari triumfoi në Copa del Rey në sezonin e parë me gjigantin katalunas, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për të në kohët e fundit, transmeton Periskopi.

Me klubin që ka një miliard borgj, Koeman u detyrua ta shihte shpinën e Lionel Messit dhe, pas një starti të dobët të sezonit, presioni është në kulm.

Në konferencën e sotme për shtyp, Koeman kërkoi kohë dhe foli për nevojën për ristrukturim të Barcelonës.

Pa pranuar asnjë pyetje, ish-trajneri i Southamptonit dhe Evertonit, thjesht u ngrit dhe u largua, duke i lënë gazetarët të shokuar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: