Uma Thurman në një rrëfim të rrallë: ‘Sekreti im më i errët’
Uma Thurman tregoi për atë që e konsideron si “sekretin më të errët” në një ese për Washington Post.
Ylli i “Pulp Fiction”, 51 vjeç, shkroi një ese kritikuese për ligjin në Teksas që ndalon abortin. Ky ligj ndalon abortet nëse zbulohet aktiviteti kardiak në fetus, i cili mund të fillojë që në javën e gjashtë të shtatzënisë, dhe dënon këdo që është i përfshirë në abort – nga mjekët te personi që çon një pacient në klinikë ose u jep para për procedurën.
Thurman zbuloi se kishte abortuar në adoleshencën e vonë. “Një dritë do të shkëlqejë dhe do të arrijë te gratë dhe vajzat të cilat kanë turp nga fakti që nuk mund të mbrohen dhe nuk kanë asnjë institucion për t’i mbrojtur.”
Aktorja e konsideroi ligjin si diskriminues ndaj atyre që janë në disavantazh ekononik. Më pas shkroi:
“Gratë dhe fëmijët e familjeve të pasura përballen me pak rrezik. Jam e trishtuar që ligji i vendos qytetarët kundër qytetarëve, duke ndikuar te këto gra të pafavorizuara, duke u mohuar atyre zgjedhjen për të mos pasur fëmijë, për të cilët nuk janë të gatshme të kujdesen, ose duke u hequr shpresat për familjen e ardhshme që ato duan të krijojnë.”
Në rrëfim, aktorja u shpreh se vendimi në moshë të re, kur ajo ishte e paaftë që t’i siguronte vetes një shtëpi të qëndrueshme për të rritur fëmijën, i lejoi që të kishte fëmijë kur të ishte gati dhe në gjendje për t’i rritur.
“Ka qenë sekreti im më i errët deri më tani,” tha Thurman. “Unë jam 51 vjeçe dhe po e ndaj këtë sekret me ju nga shtëpia ku kam rritur tre fëmijët e mi, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im.”
Thurman është nënë e vajzës Maya dhe djalit Levon nga martesa me ish-bashkëshortin, Ethan Hawke. Ajo gjithashtu ka një vajzë, Luna, me ish-të fejuarin, Arpad Busson.