Dy golat e Suarez shpëtojnë Atletico Madridin
Atletico Madrid ka siguruar tri pikë falë dramave në fund kundër Getafes.
“Los Rijoblancos” ia dolën të fitojnë me përmbysje (1-2), në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.
Getafe fillimisht kaloi në epërsi përmes Mitrovic në fundin e pjesës së parë (45′).
Problemet nisën për vendasit kur Carles Alena u ndëshkua me të kuq dhe pastaj Atletico arriti ta përmbys rezultatin.
Ishte Luis Suarez që pas një asistimi të Hermoso e barazoi rezultatin (78′).
Ndërsa, kur mendohej se do mbyllej takimi me këtë rezultat, në skenë doli sërish uruguaiani që i dha fitoren Atleticos (90′).
Me këtë fitore, Atletico merr kreun me 14 pikë, derisa Getafe renditët në pozitën e parafundit pa pikë./