Kosova e mbyll me disavantazh pjesën e parë kundër Norvegjisë

Kosova e mbyll me disavantazh pjesën e parë kundër Norvegjisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Norvegjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re më 2023.

‘Dardanet’ janë në disavantazh 2-0 pas 45 minutave të parë, shkruan Periskopi.

Fillimisht Avdulli realizoi autogol në minutën e 12-të, para se Blakstad të dyfishonte shifrat në minutën e 36-të.

Kujtojmë se Norvegjia është lidere e Grupit F kualifikuese, ndërsa Kosova është në vendin e parafundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: