Ballisti i komenton Vuqiçit: Mos u tall me ne, do të shuhesh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbajti sot një mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të inicuar nga vet ai, pas ngjarjeve të djeshme në veri të Republikës së Kosovës, ku Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat serbe.
Pas mbledhjes, Vuçiq ka publikuar një fotografi nga mbledhja, ku ka marrë një koment nga “tmerri” i serbëve, Ismail Morina (Ballisti).
“Mos u tall me ne, do të shuhesh”, ka shkruar Ballisti në profilin zyrtar të Vuçiqit, ku ai shihet duke udhëhequr mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare serbe.
Vlen të theksohet se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave policore nga veriu i Mitrovicës pas kësaj mbledhje.
Ai poashtu tha se Serbia është e gatshme që të dialogojë me Kosovën, por që ata duhet fillimisht t’i tërheqin trupat policore nga pikat kufitare.