Zëvendës presidenti 60-vjeçar i Surinamit blen klubin, inkuadron veten në lojë dhe vendos të bëhet kapiten
Futbolli dhe politika nuk përzihen.
Ky është mendimi i shumë fansave të futbollit, të cilët nuk preferojnë kur një futbollist ndan qëndrimet politike publikisht.
Mëkat që këtë askush nuk ia tregoi zëvendës presidentit të Surinamit, Ronnie Brunswijk, transmeton Periskopi.
Brunswijk ka pasur këtë pozitë në politikë që nga viti 2020.
Dhe ai vendosi si gjënë e parë që do ta bëjë në këtë pozitë është të blinte një klub të futbollit – Inter Moengotapoe. Incidentalisht, klubi për të cilin luan një nga bijt e tij.
Themi ‘një nga bijt’ sepse, sipas ‘New York Times’, ai ka ‘të paktën 50 fëmijë’.
Në profilin e tij në gazetën prestigjioze shkruhet: ”Një parashutist elitar, futbollist, i kërkuar si vjedhës i bankave, lider i guerilas, një baron i artë dhe baba i 50 fëmijëve.”
Atëherë, njeriu perfekt për ta blerë një klub të futbollit.
Por Brunswijk është larg të qenurit vetëm pronar.
Kjo pasi, të martën, 60-vjeçari vendosi që ta inkuadrojë veten në CONCACAF League, versioni i Europa Leagues për Amerikën e Veriut dhe Karaibet, kundër skuadrës nga Hondurasi, Olimpia.
Ladies and gentlemen. The Vice President of Suriname repping his country, by playing for the team he owns, in CONCACAF League. pic.twitter.com/e9WU6nzYkm
— Justice Weller Colde (@JusticeColde) September 21, 2021
60 year-old Ronnie Brunswijk, the vice president of Suriname, picked himself to play for the club he owns, Inter Moengotapoe.
They lost 6-0 ???
? IG: tudnusa pic.twitter.com/64ti4xxoqO
— Footy Accumulators (@FootyAccums) September 22, 2021
Jo vetëm kaq, por ai vendosi ta bënte veten kapiten dhe të luante për 54 minuta.
Sick of these insinuations Ronnie Brunswijk wasn’t picked on merit just because he’s 60 years old, owns the team and the stadium is named after him. You can’t argue with 14 passes completed from 17 attempts. https://t.co/77aFrTI7bn pic.twitter.com/BBSYwIkFaL
— Paul Watson (@paul_c_watson) September 22, 2021
Skuadra e Brunswijk humbi 6-0, derisa Wikipedia thotë se ai kompletoi 14 nga 17 pasimet e tentuara. /Periskopi.com/