Tyson flet për të kaluarën: Rrihesha me moshatarët e mi, pastaj me baballarët e tyre
Mike Tyson ka dhënë detaje për fëmijërinë e tij të vështirë, ku ka përmendur edhe rrahjet me moshatarët e tij dhe prindërit e tyre.
Tyson, një nga boksierët më të mirë që ka njohur sporti i boksit, bënte duele edhe jashtë ringut, kur ishte i ri.
Ai ka dokumentuar disa prej problemeve që kishte si i ri, të cilat mund ta kenë shtyrë atë drejt karrierës së tij në boks.
“Unë rrihesha me fëmijë, pastaj me baballarët e tyre. Ata qanin, shkonin në shtëpi dhe merrnin babanë. Unë do të rrihesha edhe me baballarët”, ka thënë Tyson, transmeton Periskopi.
Babai i Tyson e kishte lënë atë para se ikona e boksit të mbushte dy vite. Ai po ashtu humbi nënën e tij kur ishte vetëm 16 vjeç si dhe motrën e tij në vitin 1990 kur ajo ishte 24 vjeçe.
Mike Tyson ka pësuar humbje vetëm gjashtë herë në karrierën e tij 20 vjeçare në boks, me 50 fitore në emrin e tij, nga të cilat 44 i arriti me nokaut. /Periskopi/