Kingsley Coman refuzon rinovimin me Bayern
E ardhmja e Kingsley Coman duket se do të jetë larg ‘Allianz Arenas’.
Anësori francez raportohet të ketë refuzuar që të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Bayern Munich, përcjell Periskopi.
Drejtuesit e gjigantit bavarez tashmë janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për 24 vjeçarin.
Kontrata e Coman skadon në vitin 2023 dhe kampionët e Bundesligas nuk duan ta humbin atë si lojtar të lirë.
Coman gëzon interesim mjaft të madh nga skuadrat angleze në Premier League, ku vlejnë të veçohen Liverpool e Chelsea.
Thuhet se Bayern do ta lëshonte kartonin e yllit francez për një shumë që shkon deri në 35-40 milionë euro. /Periskopi/