Virusi korona e bën për spital kampionen olimpike të notit – ajo bën thirrje që të gjithë të vaksinohen

Virusi korona e bën për spital kampionen olimpike të notit – ajo bën thirrje që të gjithë të vaksinohen

CNN raporton se kampionia olimpike e notit, Madi Wilson, është hospitalizuar si pasojë e infektimit me virusin korona.

Wilson ka thënë se është shtrirë në spital për të parandaluar situatën nga përkeqësimi i mëtutjeshëm.

Australiania kishte fituar medaljen e artë në 4x100m stil i lirë, në Lojërat Olimpike të Tokios, përcjell Periskopi. Krejt kjo kishte ndodhur para dy muajve.

Wilson është e vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet, ajo përmes një postimi në Instagram ka inkurajuar edhe të tjerët që të vaksinohen me dozat e nevojshme.

Madi tashmë ka thënë se ndjehet më mirë, por është lutur që të gjithë të vaksinohen, sepse sipas saj, vaksinimi po e shpëton nga më e keqja. /Periskopi/

Shpërndaje në: