Tuchel jep detaje për gjendjen e Mendy, flet për dhimbje të mëdha
Trajneri i Chelsea u detyrua të bënte ndryshime në portë për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur, pasi Edouard Mendy pësoi një lëndim.
Portieri thuhet të ketë pësuar një goditje të rëndë, që i ka shkaktuar dhimbje atij.
Gjithçka ndodhi në fitoren e Chelsea në Champions League kundër Zenit St.Petersburg. Lidhur me situatën e portierit ka folur edhe Thomas Tuchel.
“Vjen nga goditja e minutave të fundit ndaj Zenit në Champions League. Ishte me dhimbje të mëdha dhe nuk po ndihej 100% për të luajtur një ndeshje të plotë”, ka thënë Tuchel, transmeton Periskopi.
“Ne vendosëm për 100% dhe shuam me Kepa. Jam i lumtur që Kepa luajti rol krucial dhe mbajti portën e paprekur”, shtoi gjermani.
Skuadra e Tuchel do të përballet ndeshjen e radhës në Premier League me skuadrën e Pep Guardiola, Manchester City. /Periskopi/