Gruaja e Djokovic vizitë në Pejë e Deçan – provokon rëndë me deklaratat e saj
Bashkëshortja e Novak Djokovicit, Jelena, ka bërë komente provokuese gjatë një vizite në Pejë dhe Deçan në fundjavë, duke e quajtur Kosovën atdhe të burrit të saj.
Jelena ka qenë për vizitë në tri komuna të Kosovës; Pejë, Deçan e Rahovec, me përfaqësues të fondacioneve “Ana dhe Vlade” dhe “Mohanji”.
Ajo ka shfrytëzuar kohën që të luajë pakëz tenis me fëmijët serbë atje, por dha edhe disa komente provokuese në Republikën e Kosovës.
“Do t’i them Novakut se atdheu i tij është po aq i bukur sa i imi. Unë erdha këtu për një rast tjetër, por ai do të vijë me mua këtu pas disa javës”, tha Jelena në Rahovec, përcjell Periskopi.
Babai i Djokovicit, Srdjan, u lind në Zveçan para se të zhvendosej në kryeqytetin serb Beogard, ku u lind 34-vjeçari.
Djokovic ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës dhe këtë e kishte shprehur menjëherë gjatë një vizite në Mitrovicë në vitin 2008. /Periskopi/