Shokoi botën kur zëvendësoi Messin: Pamjet e reja shpjegojnë pse Pochettino e largoi nga loja derisa ishte në kërkim të fitores
Debutimi në shtëpi i Leo Messit për Paris Saint-Germainin kundër Lyonit të dielën, nuk ishte një për t’u mbajtur mend.
Superylli argjentinas ende nuk ka gjetur ritmin e duhur në Ligue 1, teksa tash ka tri paraqitje rresht pa shënuar.
Pasi goditi shtyllën në pjesën e parë, 34-vjeçari ishte anonim në intervalin e dytë dhe trajneri, Mauricio Pochettino e zëvendësoi derisa skuadra ishte në kërkim të golit të fitores. transmeton Periskopi.
Argjentinasi ishte qartazi i frustruar me vendimin dhe u duk se refuzoi shtrëngimin e duarve me Pochettinon.
Mirëpo, tash janë publikuar disa pamje të reja që mund ta shpjegojnë vendimin e teknikut argjentinas për ta zëvendësuar Messin.
Në pamjet e mëposhtme shihet gjashtë herë ‘Topi i Artë’ duke mos qenë rahat me gjurin e tij, teksa mundohet ta sanojë duke lëvizur këmbën.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Messi yesterday minute before the substitution pic.twitter.com/IdFw049DHt
— mx (@MessiMX30i) September 20, 2021