iPhone 8 do të jetë më i hollë falë ekranit të Samsungut
Telefoni i ri i kompanisë Apple, iPhone 8, raportohet se do të përdorë ekranin AMOLED të kompanisë Samsung.
Apple dëshiron që iPhone i ri të jetë më i hollë, por pa e zvogëluar madhësinë e brendshme te bateria, është një punë e vështirë, transmeton Koha.net. Pjesa e dytë më e madhe e shumicës së smartfonëve të avancuar është ekrani i ndjeshëm në prekje, ku raportohet po ashtu se Apple do të furnizohet nga Samsung me 40 milionë ekrane Super AMOLED.
Deri më tani, Apple ka përdorë panelet LCD për iPhonët e saj, por ka shumë përfitime duke kaluar në panelet AMOLED. Së pari, ngjyrat janë superiore dhe ka rifreskim më të shpejtë, duke mundësuar operim më të lehtë në çdo gjë në iPhone, si dhe lojërat.
Konsumi i reduktuar i energjisë dhe jetëgjatësia shtesë e baterisë, po ashtu do ta bëjnë më të hollë iPhonen me ekran AMOLED.
iPhone 8 pritet të arrijë vitin e ardhshëm, dhe sipas DigiTimes marrëveshja AMOLED është arritur mes kompanisë Samsung – Apple, dy konkurrentëve më të mëdhenj – deri tani.
Samsung do të furnizojë edhe shumë kompani tjera me panele AMOLED.