Reali përmbys Valencian me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes, Vinicius e Benzema vjedhin tri pikët
Real Madrid ka marrë fitoren e radhës në La Liga.
‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 1:2 në udhëtim kundër Valencias, në një dramë të minutave të fundit, shkruan Periskopi.
Duro kalonte Valencian në epërsi me golin e minutës së 66’ por këtë epërsi vendasit nuk e ruajtën dot.
Vinicius JR dhe Karim Benzema shënuan dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes, për t’i marrë tri pikë për skuadrën e tyre.
Braziliani gjeti golin në minutën e 86’, kurse francezi në minutën e 88’.
Real Madrid tashmë numëron 13 pikë në krye të tabelës, kurse Valencia mbetet me 10 pikë. /Periskopi/