Juventus dhe Milan ndajnë pikët në kryendeshjen e javës në Serie A
Është mbyllur pa fitues derbi mes Juventus dhe Milan.
Në ‘Allianz Stadium’ të Torinos, skuadra e Juventus dhe ajo e Milan janë ndarë baras 1:1, duke marrë secila nga një pikë, shkruan Periskopi.
‘Zonja e Vjetër’ gjeti golin herët në minutën 4′, kur Dybala dhe Morata organizuan një kundërzbritje të mirë, dhe spanjolli shënoi për 1:0.
Milan krijoi disa mundësi, por u desh të pritej deri në minutën e 75′ për të parë golin e barazimit.
Ky gol erdhi nga kroati Ante Rebic, i cili shënoi me kokë.
Kësisoj, Milan shkon në 10 pikë, kurse Juventus mbetet me tri pikë, akoma pa fitore këtë sezon. /Periskopi/