A iu mohuan dy penallti Ronaldos? Shikoni këto dy momente në ndeshjen e United ndaj West Ham

A iu mohuan dy penallti Ronaldos? Shikoni këto dy momente në ndeshjen e United ndaj West Ham

Cristiano Ronaldo ka qenë përsëri një nga figurat kyçe të ndeshjes. Në ndeshjen që Manchester United e fitoi ndaj West Ham, portugezi shënoi një gol, por ishte protagonist edhe në ndodhi të tjera.

Ronaldo ishte tejet aktiv edhe me driblime dhe raste të tjera. Ato që nxitën më shumë diskutime ishin momentet e diskutuara për penallti.

Ishin dy momente, fillimisht një me Kurt Zouma dhe një me Vladimir Coufal. Në të dyja rastet gjyqtari Atkinson vendosi të heshte.

Më poshtë Periskopi ua përcjell momentet me video, ku mund të gjykoni vet nëse këto ishin penallti ose jo. /Periskopi/

Shpërndaje në: