Ronaldo e Lingard përmbysin West Hamin, tri pikë të plota për Manchester United – De Gea heroi
Manchester United ka marrë një fitore të mundimshme por me rëndësi të madhe në këtë fillim sezoni.
‘Djajtë e Kuq’ arritën të marrin tri pikë në përballjen me West Ham, ndonëse fillimisht ishin në disavantazh, shkruan Periskopi.
West Ham zhbllokoi takimin në minutën e 30’, kur Benrahma gjeti rrugën e golit.
Megjithatë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer kishte më shumë për të thënë deri në fundin e ndeshjes. Ata gjetën dy herë golin për të përmbysur West Hamin e David Moyes.
Fillimisht shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 35’, për ta mbyllur pjesën e parë me barazim.
Kurse, në fundin e ndeshjes, në minutën e 89’, Jesse Lingard shënoi për 1:2, shkruan Periskopi.
Drama u kompletua në minutën e fundit, kur VAR akordoi penallti për West Ham. Moyes vendosi ta inkuadronte Noble për të ekzekutuar penalltinë, por gjuajtja e tij e parë në këtë ndeshje ishte e gabuar. Ajo u prit nga De Gea.
Kështu, Man United merr tri pikë në përballjen ndaj West Ham dhe shkon në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Liverpool, kurse West Ham mbetet me tetë pikë. /Periskopi/