Bale do ta humb ‘El Clasicon’ e parë – mungon për një kohë të gjatë

Bale do ta humb ‘El Clasicon’ e parë – mungon për një kohë të gjatë

Gareth Bale raportohet se do ta humb ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni në La Liga.

Ylli uellsian i Real Madrid po përballet me një lëndim që po e lë jashtë fushave të blerta, dhe duket se do të mungojë edhe për një kohë të gjatë.

Mediet spanjolle thonë se lojtari do të jetë jashtë fushave për dy muaj, dhe fjalë të ngjashme ka thënë edhe Ancelotti.

“Ne nuk e dimë se sa kohë i duhet atij, lëndimi duket serioz dhe është vështirë të thuhet një datë”, ka thënë Ancelotti, transmeton Periskopi.

“Ai bënte mirë, punonte shumë, duhet të presim”, shtoi trajneri.

‘El Clasico’ e parë e këtij edicioni luhet më 24 tetor dhe Bale me gjasë nuk do të rikuperohet në kohë. /Periskopi/

Shpërndaje në: