Ndërpritet ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit – intervenon policia
Është ndërprerë takimi mes Ballkanit dhe Llapit.
Problemet e shfaqura gjatë pjesës së parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit janë rishfaqur edhe në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.
Policia ka intervenuar për të zbrazur tribunat e stadiumit, ku po qëndronin tifozët e Ballkanit.
Mbetet të shihet nëse do të krijohen kushtet që të vazhdojë pjesa e dytë.
Kujtojmë se vendimi i ri në raport me masat anti-covid lejon vetëm pesë për qind të tifozëve të jenë të pranishëm. /Periskopi/