Bayern nuk tregon mëshirë ndaj Bochum – shënon shtatë gola për t’i marrë tri pikët
Bayern Munich ka konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon.
Skuadra kampione e Gjermanisë ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 7:0, në përballjen me Bochum, shkruan Periskopi.
Bayern zhbllokoi rezultatin me anë të Leroy Sane në minutën e 17’, kurse vetëm dhjetë minuta pas tij shënoi Joshua Kimmich për 2:0.
Lojtarët e Julian Nagelsmann shënuan edhe dy herë gjatë pjesës së parë, një herë me Gnabry në minutën 32’ dhe një herë me autogolin e Lampropoulos.
Bayern nuk qëndroi i qetë as në pjesën e dytë. Gjiganti gjerman gjeti edhe tri gola të tjera. Robert Lewandowski bëri një vend në listën e shënuesve kur në minutën e 61’ dërgoi topin në rrjetë për 5:0.
Pas tij shënoi edhe Kimmich që gjeti golin e dytë personal në ndeshje, si dhe Choupo Moting për rezultatin final 7:0.
Bayern tani numëron 13 pikë, kurse Bochum mbeten në kuotën e tri pikëve. /Periskopi/