Lakers ndryshojnë planet për sezonin e ri – lëvizje te LeBron e Davis
Los Angeles Lakers do të synojnë titullin e kampionit në NBA, pas lëvizjeve të shumta në afatin kalimtar.
Skuadra nga LA ka afruar emra si Russell Westbrook, Anthony, Bazemore, Ariza, e Howard, për të bërë një skuadër sa më kompetitive.
Megjithatë, emrat kryesor të skuadrës ishin aty; LeBron James dhe Anthony Davis. Dhe me një ndryshim te këta të dy, Lakers besojnë të kenë çelësin e suksesit.
Por, për çfarë bëhet fjalë? Sipas Rich Paul, dyshja do të ndryshojnë pozitat e tyre, përcjell Periskopi.
Lakers thuhet të kenë punuar shumë me LeBron James në pozitën 4 dhe Anthony Davis në pozitën 5.
Në sezonet e kaluara, AD aktivizohej si 4, kurse LeBron në pozitën 3.
Mbetet të shihet nëse këto lëvizje të trajnerit do të kenë impakt pozitiv në lojën e Lakers. /Periskopi/