21834 bileta të shitura në vetëm tri orë për ndeshjen Suedi – Kosovë
Federata e Futbollit e Suedisë ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare në Twitter.
Suedezët njoftojnë se biletat për ndeshjen që kombëtarja e tyre e luan ndaj Kosovës janë shitur në kohë rekorde.
“21834 bileta të shitura për ndeshjen me Kosovën. Në vetëm tri orë, gjysma e biletave për ndeshjen kualifikuese të 9 tetorit janë shitur”, thuhet në njoftimin e federatës suedeze, transmeton Periskopi.
Gjasat janë reale që në mesin e këtyre 21834 blerësve të jenë edhe një numër i madh shqiptarësh që kanë siguruar biletë.
Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës luhet në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.
Në përballjen e parë që luhej në ‘Fadil Vokrri’, ishte kombëtarja suedeze ajo që merrte tri pikët. /Periskopi/