Barca avancon në bisedimet me Ansu Fati, afër marrëveshjes për rinovim
Barcelona janë duke progresuar në bisedimet me lojtarin premtues të skuadrës, Ansu Fati.
Gjigantët e La Ligas duan të blindojnë 18 vjeçarin i cili së shpejti do të mbetet pa kontratë te katalanët.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, ditët e fundit të bisedimeve japin sinjale pozitive për skuadrën e Barcelonës, përcjell Periskopi.
Reprezentuesi i Spanjës mbetet pa kontratë sezonin tjetër, edhe pse Barca ka një opsion për t’i vazhduar atij kontratën në mënyrë të njëanshme.
Fati shihet si lojtari i së ardhmes te Barcelona. Kjo shihet edhe me faktin se skuadra i besoi atij fanellën me numrin 10, të lënë nga Leo Messi. /Periskopi/