Formacioni më i shtrenjtë në botën e futbollit: Nuk ka vend për Messin e Ronaldon

Formacioni më i shtrenjtë në botën e futbollit: Nuk ka vend për Messin e Ronaldon

Futbolli është një prej sporteve më fitimprurëse në botë aktualisht. Shuma marramendëse paguhen për paga të lojtarëve, por edhe për transferimet e tyre.

Derisa transferimi i Neymar nga Barcelona te PSG në vitin 2017 vazhdon të jetë transferi rekord, shihet se viteve të fundit skuadrat pa problem paguajnë shifra si 100 milionë euro për të transferuar lojtarë.

Të sponsorizuara me të drejta televizive dhe nga pronarë miliarderë, skuadra si Manchester City, PSG etj, kryejnë lëvizje të mëdha në merkato.

Parë këto fakte, nuk dihet se sa mund të kushtojnë në të ardhmen lojtarë si Kylian Mbappe apo Erling Haaland. Për të parin Real Madrid ishte gati të paguante 180 milionë euro këtë sezon.

Megjithatë, secili nga lojtarët ka një klauzolë në kontratë. Po ashtu, Transfermarkt është një faqe që vlerëson lojtarët.

Bazuar në këto të dhëna, më poshtë Periskopi ua përcjell formacionin më të shtrenjtë aktualisht në botën e futbollit.

Sigurisht, ai udhëhiqet nga dyshja Kylian Mbappe e Erling Haaland, për t’u përcjell edhe me emra si Neymar JR e Bruno Fernandes.

Është e çuditshme të shohim një formacion të madh pa emra si Messi e Ronaldo, por kështu ka ndryshuar tregu. Më poshtë mund ta shihni formacionin. /Periskopi/

Shpërndaje në: