Herrera zbulon detajet: Asgjë për Mbappe nuk ishte siç dukej në medie

Herrera zbulon detajet: Asgjë për Mbappe nuk ishte siç dukej në medie

Mesfushori i PSG, Ander Herrera ka dhënë disa komente për yllin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Mbappe ishte afër largimit nga PSG gjatë kësaj vere, dhe emri i tij vazhdon akoma të jetë i lidhur ngushtë me skuadrën e Real Madrid.

Megjithatë, spanjolli i PSG, Ander Herrera, beson se skuadra e tij mund të bëjë diçka për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Paris.

“Kisha intuitën se ai do të qëndronte. Klubi na thoshte se Mbappe do të qëndronte”, ka thënë Herrera, transmeton Periskopi.

“E pyeta atë dy javë para se të mbyllej merkatoja dhe ai më tha se ‘jam këtu’. Asgjë që thuhej në medie nuk lidhej me atë që ndodhte këtu”, shtoi mesfushori.

“E ardhmja e Mbappe mund të varet shumë edhe prej asaj se çfarë ndodh këtë edicion”, ishin fjalët e Herrera.

PSG thuhej të kishte refuzuar një ofertë prej 180 milionë eurove për kartonin e francezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: