Britney Spears mbyll Instagramin dhe fansat u tronditën nga ky veprim
Beteja e kujdestarisë së Britney Spears ka ngjallur interes dhe shqetësim në mbarë botën, gjë që e bëri më tronditëse për fansat, kur ikona e pop -it fshiu faqen e saj në Instagram të martën, duke ndërprerë papritur platformën e saj më të madhe për të komunikuar me publikun.
“Mos u shqetësoni njerëz … thjesht do të bëj pak pushim nga mediat sociale për të festuar fejesën time,” shkroi ajo në Twitter të njëjtën ditë. Megjithëse Spears ka më shumë ndjekës në Twitter (55.5 milionë) sesa Instagram (34 milionë), është një platformë që ajo rrallë e përdor.
“Do të kthehem së shpejti,” premtoi Britney.
Mbyllja e Instagramit të Spears ishte vendimi i saj, tha avokati i saj Mathew Rosengart për Fox News dhe Page Six. USA TODAY i është drejtuar Rosengartit për komente të mëtejshme.
Çfarë njerëzve iu duk e dyshimtë ishte fakti që Instagrami i sa u mbyll pikërisht pas postimeve si këto të fundit. Në njërin prej tyre, Britney ndau me fansat një artikull që inkurajonte njerëzit që kishin qenë të konfuzuar dhe manipuluar nga një sistem i caktuar, duke i thënë se “nuk janë vetem dhe as të çmendur”.
Kohët e fundit, fotot topless, ishin tipike në postimet e këngëtares, të cilat u përkthyen si shprehje e lirisë…