Ekspertët tregojnë në ç’orë të ditës duhet të masturboheni, për të marrë më të mirën prej tij!
Për shumë njerëz masturbimi është nga ato aktivitete që shoqërohet me shumë përfitime si gjumë më i mirë e deri tek njohje më e mirë e dëshirave seksuale. Janet Brito, psikologe dhe terapiste seksuale thotë se “për njerëzit që kanë tendencë të vendosin nevojat e të tjerëve në radhë të parë ose kanë dilema për të eksperimentuar me kënaqësinë ndaj vetes, masturbimi është një fillim i shkëlqyer për të kërkuar vetë ju për seksualitetin tuaj”.
Ndërsa koha kur zgjidhni të kaloni “pak kohë me veten” mund të jetë krejt rastësore apo edhe çështje shijesh personale, Vanesa Marin, terapiste seksi, thotë se ka një sërë përfitimesh specifike gjatë masturbimit në mbrëmje. Ja disa prej tyre:
#1 – Masturbimi para gjumit mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më shpejt.
#2 – Mund të ndihmojë në lehtësimin e trupit dhe çlirimin e stresit.
#3 – Masturbimi para gjumit mund të jetë më praktikë.
#4 – Nuk keni shpërqendrime të tjera, prandaj fokusi është vetëm tek ju dhe kënaqësitë tuaja.
#5 – Dëshira seksuale është edhe më e lartë gjatë natës.
#6 – Masturbimi në mbrëmje mund të bëjë që të ndiheni më mirë dhe më të sigurt për trupin tuaj.
Burimi: Bustle