Festa komike e Munishit pasi Gjilani shënoi në kohën shtesë kundër Prishtinës, është gjëja më e mirë që do shihni sot

Festa komike e Munishit pasi Gjilani shënoi në kohën shtesë kundër Prishtinës, është gjëja më e mirë që do shihni sot

Është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” një nga ndeshjet më dramatike të këtij sezoni të ri të BKT Superligës së Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, prodhoi gjithçka: penallti me ndihmën e “VAR”, karton të kuq dhe gol në minutat e fundit.

Besnik Krasniqi shënoi golin e parë të ndeshjes së mbyllur me rezultat 1-1, nga pika e penalltisë, kurse Dabiqaj në minutën e 94’të, barazoi rezultatin për skuadrën e Ismet Munishit.

Sa i rëndësishëm ishte goli i Dabiqaj, e tregon edhe festimi i trajnerit Munishi, pas golit në momentet e fundit të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Prishtina ende vazhdon pa fitore këtë edicion, ku edhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabel me vetëm 2 pikë, kurse Gjilanasit, nga katër ndeshjet e para, kanë arkëtuar gjashtë pikë dhe pozicionohen në vendin e gjashtë në tabel.

Shpërndaje në: