Fansa si gjithë të tjerët: Momenti kur bashkëlojtarët ndalen në mes të lojës dhe vetëm e shikojnë Messin

Fansa si gjithë të tjerët: Momenti kur bashkëlojtarët ndalen në mes të lojës dhe vetëm e shikojnë Messin

Lionel Messi nuk ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Ligën e Kampionëve me fanellën e Paris Saint Germain.

PSG mori vetëm barazim në udhëtim te Clube Brugge, sfidë në të cilën Leo Messi u mundua të lë gjurmë, por nuk ia doli në takimin e parë, do të presë për sfidat e radhës.

Atij i duhet kohë që të përshtatet me ekipin, ndoshta edhe lojtarëve tjerë, që të nisin dhe të bëjnë lojën e tyre pasi sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ata në disa momente “ishin tifozë” në fushë.

Në një moment shihet Messi duke tentuar të gjejë hapësirë, të gjejë një shok skuadre, por shokët e tij po e shikonin atë, njëjtë siç e kanë shikuar miliona shikues në mbarë botën.

Shpërndaje në: