Zyrtare: Lis Shoshi do të largohet, Peja përforcohet me Smith

Zyrtare: Lis Shoshi do të largohet, Peja përforcohet me Smith

Peja ka bërë një tjetër ndryshim në përbërjen e skuadrës.

Skuadra e Pejës ka njoftuar sot për përforcimin e radhës që do t’i shtohet forcave të trapezit ‘Verdhezi’.

Amerikani Jyles Smith është përforcimi i radhës te ‘Shqiponjat’, përcjell Periskopi.

Ai ka një eksperiencë në liga si ajo e Danimarkës, Suedisë, Portugalisë e Bullgarisë.

Lojtari është i gjatë 211cm dhe do ta mbulojë trapezin, aty ku mbesin hapësira nga Lis Shoshi.

Shoshi ka njoftuar skuadrën se do ta vazhdojë karrierën e tij në Izrael dhe kontrata e tij i mundëson që të largohet nëse bëhet fjalë për skuadra jashtë vendit. /Periskopi/

Shpërndaje në: