Real Madrid përmbys Celta Vigon, Vinicius gjen golin
Nuk po ndalet breshëria e golave në ndeshjen Real Madrid – Celta Vigo.
‘Los Blancos’ kanë kaluar në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje, shkruan Periskopi.
Ishte braziliani Vinicius Junior ai që gjeti golin kësaj radhe. Ky gol erdhi në minutën 54’ të takimit.
Goli i Vinicius është i pesti i shënuar në këtë takim. Më poshtë mund ta shihni golin. /Periskopi/