Drogba tallet keq me Lukakun pas gafës që belgu bëri gjatë festës së golit
Romelu Lukaku ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Aston Villa, por për fatin e tij të keq vëmendja e tifozëve po shkon te festimi i tij i dështuar pas golit të shënuar.
Ikona e Chelsea, Didier Drogba është një nga shumë prej ‘Bluve’ që e tallen yllin belg. Gjithçka lidhet me belgun që tentoi të rrëshqiste në gjunjë, por përfundoi duke u gjakosur.
“Kurrë më rrëshqitje në gjunjë, pas festimit të mbrëmshëm”, shkroi Lukaku, transmeton Periskopi. Reagimi i Drogba ishte i menjëhershëm.
“Përshëndetje doktor David, a mund t’i jepni një palë gjunjë të ri”, ka shkruar Drogba.
Lukaku mbrëmë shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Aston Villa, për t’i siguruar tri pikët për skuadrën e tij. /Periskopi/