Momenti i madh i Lirim Kastratit: Debuton me Legia Varshavën

Momenti i madh i Lirim Kastratit: Debuton me Legia Varshavën

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka realizuar debutimin e tij në Poloni me Legia Varshavën.

Kastrati debutoi me fanellën e Legias në minutën e 46-të kur u inkuadrua në fushë nga banka rezervë.

Sulmuesi shqiptar nga Kosova nuk arriti ta ndihmojë për ta evituar humbjen nga skuadra e Slask Wroclaw me rezultatin 1:0.

Për gjigantin polak sonte u paraqitë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernes Muçi. Në këtë skuadër luan edhe Jurgen Celhaka i cili u transferua nga Tirana.

Kastrati, 22 vjeçar, kompletoi transferimin e tij në Legia nga Dinamo Zagreb në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

 

Shpërndaje në: