Ikona Messi vazhdon të shkruajë historinë, thyen edhe rekordin e Pele
Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord në futboll.
Ikona argjentinase e futbollit ka realizuar mbrëmë një het trik kundër kombëtares së Bolivisë, në fitoren 3:0 të Argjentinës.
Përveç het trikut dhe tri pikëve, këto gola kishin një rëndësi më të veçantë, pasi shënojnë një rekord të ri, përcjell Periskopi.
Messi regjistrohet tani si golashënuesi më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, duke arritur në kuotën e 79 golave.
Ai lë prapa legjendën braziliane, Pele, i cili me fanellën e Brazilit shënonte 77 gola.
Messi preki kuotën e 79 golave në 153 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës. /Periskopi/