Sergi Roberto i thotë ‘po’ shkurtesës së pagës, arrin marrëveshje për kontratën e re
Barcelona dhe Sergi Roberto raportohet se kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin.
Sipas “Sport”, Roberto ka pranuar kontratën e re të ofruar, e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.
Gazeta spanjolle gjithashtu ka raportuar se futbollisti spanjoll ka pranuar ulje të pagës, teksa tani ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
29-vjeçari është produkt i Barcelonës dhe një nga kapitenët e kësaj skuadre.
Sergi Roberto debutimin me skuadrën e parë katalunase e bëri në vitin 2013.