Studim i ri: Gjërat që duhet të bëni për të reduktuar riskun ndaj kancerit
Për të reduktuar rrezikun ndaj kancerit, perimet dhe drithërat duhet të jenë kryefjala e menusë suaj, ndërsa duhet të ndërprisni konsumin e mishit të kuq! Një studim i tillë është publikuar nga American Cancer Society.
Në studim thuhej se njerëzit për t’u rrezikuar më pak ndaj kancerit duhet të eleminojnë koktejlet alkoolikë dhe të ushtrohen më shumë fizikisht. Një dietë e mirë dhe një veprimtari fizike e përditshme është gjëja më e rëndësishme sepse ky kombinim i ndihmon njerëzit të mbajnë një peshë të mirë trupore. Shkencëtarët, janë gjithnjë e më të bindur se ekziston një lidhje mes kancerit dhe peshës. Në raportet e fundit të publikuara nga The World Cancer Research Fund, 12 lloje sëmundjesh kanceroze lidheshin me mbipeshën ose obezitetin-5 më shumë krahasuar me raportin e publikuar nga shoqata një dekadë më parë.
Dietat që thuhet se redukojnë riskun e kësaj sëmundjeje përmbajnë shumë perime në ngjyrë jeshile, të kuqe dhe portokalli. Fasulet dhe bizelet duhen konsumuar njësoj si të gjithë llojet e frutave. Ushqimet që duhet të reduktoni janë ato të procesuarat dhe gjithë llojet e mishit të kuq. Mos konsumoni lëngje me gaz dhe me sheqer.
E mira është të hiqni dorë nga alkooli, por nëse s’bëni dot pa të, gratë mund të konsumojnë 1 gotë në ditë, ndërsa burrat dy. Përsa i përket ushtrimeve fizike, ju duhen të paktën nga 150 deri në 300 minuta në javë aktivitet.
Burimi: CNN