Sergino Dest hap telashe të reja për Koeman, pëson lëndim në grumbullim me kombëtaren
Sergino Dest është lojtari i radhës që po hap telashe për skuadrën e Barcelonës.
Lojtari ishte grumbulluar me kombëtaren e ShBA-së për disa ndeshje, por jo gjithçka shkoi sipas planit për të.
Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen e luajtur kundër Kanadasë, në barazimin 1:1, përcjell Periskopi.
Amerikani ndjeu dhimbje në këmbë në minutën e 44’ të ndeshjes dhe më pas u zëvendësua nga DeAndre Yedlin.
Dest bënte një paraqitje mjaft të mirë deri në atë pikë, por fati nuk e përcolli deri në fund.
Nuk dihet akoma saktë se sa do të mungojë lojtari. /Periskopi/