Ederson harron penalltitë, dëshira tjetër: Dua të luaj në vend të Kevin de Bruyne
Ederson Moraes është një nga portierët më të mirë aktualisht në botën e futbollit.
Portieri brazilian i Manchester City është një nga portierët që luan më së miri me këmbë. Pasimet e tij janë brilante.
Gjatë sezonit të kaluar, Ederson shprehte dëshirën e vazhdueshme për të qenë ekzekutuesi i penalltive, por këtë edicion dëshirat e tij shkojnë përtej. Ai dëshiron zëvendësimin e KDB.
“Do të preferoja të luaja në mesfushë. Në vendin e Kevin”, ka thënë Ederson, transmeton Periskopi.
“Nëse do të zgjedhja, nëse dikush më pyet të luaj, do të thosha: ‘Largojeni De Bruyne dhe më vendosni mua’! Nuk do të ndryshonte asgjë”, ka shtuar braziliani.
Ederson u transferua te Manchester City nga Benfica. Guardiola e donte në skuadër pikërisht për lojën e mirë me këmbë. /Periskopi/