6 sekrete psikologjike për t’ju bërë edhe më tërheqës

6 sekrete psikologjike për t’ju bërë edhe më tërheqës

Disa njerëzve është e vështirë t’u rezistosh, për shkak të karizmës së tyre dhe madje edhe nëse nuk duken shumë tërheqës, ka diçka tek ta që i bën të papërmbajtshëm. Ky tipar nuk është diçka me të cilin lind, mund ta kultivoni vetë dhe të mësoni se si ta përsosni atë.

Objektiva të mëdha

Objektivat janë ato që ju mbajnë në lëvizje, dhe kur ju përpiqeni të arrini diçka, njerëzit do të tërhiqen prej pozitivitetit që rrezatoni. Do ju shohin si ëndërrimtar, por edhe si njeri që arrin gjërat. Edhe nëse ëndrrat tuaja duken të pamundura, vetë akti i të punuarit drejt tyre do i bëjë njerëzit t’ju admirojnë më shumë.

Vetëbesimi

Vetëbesimi nuk është diçka që e arrin; është diçka që e fiton gradualisht. Sa më shumë që punoni në aftësitë dhe njohuritë tuaja, aq më i madh do të jetë vetëbesimi juaj. Kur jeni të sigurt dhe të përqendruar te vetja, nuk keni kohë të jeni xhelozë për arritjet e njerëzve të tjerë. Kjo nuk do të thotë që kurrë nuk do të ndiheni të shqetësuar ose të frikësuar, por ju jeni mjaft të fortë për të kaluar përmes vshtirësive.

Mos u ankoni

Nëse ankoheni, po i thoni botës sa të palumtur jeni me veten tuaj. Ky është një mekanizëm mbrojtës që njerëzit e përdorin kur nuk bëjnë asgjë tjetër për të përmirësuar situatën e tyre. Njerëzit tërheqës nuk ankohen pothuaj kurrë. Kur përballen me sfida, ata i shohin si shanse. Nëse gjërat nuk janë aq të thjeshta për t’u kontrolluar, ata nuk harxhojnë kohë duke u ankuar, por fokusohen tek gjërat e rëndësishme dhe me vlerë.

Rrëfimtarë

Mund të tërheqësh kollaj njerëzit duke ndarë eksperiencat dhe historitë në mënyrë interesante. Kjo i bën njerëzit të tërhiqen drejt jush dhe nuk ka nevojë as të jeni komikë. Thjeshtë shprehni mendimet, historitë dhe idetë tuaja në një mënyrë rrokëse.

Mësoni të dëgjoni

Kjo aftësi kërkon praktikë. Të dëgjosh dikë kur mendjen nuk e ke aty, kjo s’të bën një bashkëbisedues të mirë. Njerëzit tërheqës nuk kanë vetëm aftësi të flasin bukur, por edhe dëgjojnë. Kjo aftësi zhvillohet kollaj, pasi mëson si të fokusohesh tërësisht tek personi me të cilin po flet.

Bëhuni pasqyrë e të tjerëve

Përpiquni të shfaqni interes të sinqertë në gjërat që pëlqejnë miqtë. Edhe nëse hobet e tyre janë gjërat që urreni më shumë, mos ndryshoni temë, vetëm sepse nuk ju pëlqen që ata i bëjnë. Jini kuriozë dhe menjëherë do të bëheni shoqëri e mirë dhe shumë më tërheqës.

Shpërndaje në: