Skena të çmendura nga autobusi i Kombëtares: Anulohet ndeshja kualifikuese, shkaku i puçit
Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Marokut dhe Guineas është anuluar të dielën mbrëma, pasi ushtria e Guineas e arrestoi presidentin e vendit Alpha Conde dhe organizoi grusht shtet.
Ekipi kombëtar i Marokut u evakuua nga kryeqyteti i Guineas. Conakry, pak orë pasi kishte nisur puçi dhe si pasojë ndeshja kualifikuese me Guinean për Botërorin Katari 2022 u anulua.
Can you imagine the horrible situation of the national team in their way from the hotel to the airport during the military coup? pic.twitter.com/gxoqSHGZsA
— Jalal Bounouar (@BounouarJalal) September 5, 2021
“Për të garantuar siguri për të gjitha lojtarët dhe për t’i mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes, FIFA dhe CAF kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 mes Guineas dhe Marokut”, thuhet në njoftimin e CAF.
Mesfushori Sofyan Amrabat shpërndau pamje të forcave ushtarake nëpër rrugët e kryeqytetit të Guineas.
“Gjendja e tanishme politike dhe e sigurisë në Guinea është goxha e dhunshme dhe po vëzhgohet nga afër nga FIFA dhe CAF”, ka thënë Federata e Futbollit e Afrikës në një komunikatë për media.
“Për të garantuar siguri për të gjitha lojtarët dhe për t’i mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes, FIFA dhe CAF kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 mes Guineas dhe Marokut”, thuhet në njoftimin e CAF.
Maroku u stërvit në Guinea të dielën pak pasi nisi grusht shteti, ku u dëgjuan të shtëna armesh.
Maroku u stërvit në Guinea të dielën pak pasi nisi grusht shteti, ku u dëgjuan të shtëna armesh.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Guineas ka thënë se puçi ka dështuar dhe se fati i presidentit Conde mbetet i pasigurt.