Muriqi: Tifozët ishin shtysë e madhe, më mirë një pikë sesa asnjë
Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes ndaj Greqisë, ku realizoi golin e barazimit për Kosovën.
Në intervistën për medie, Muriqi ka thënë se Dardanët ishin një shtysë e madhe për të sot.
“Tifozët ishin një shtysë e madhe për ne. Na kishin munguar shumë”, tha Muriqi, përcjell Periskopi.
“Më mirë që morëm një pikë, sesa asnjë. Ishte kundërshtar i vështirë”, shtoi Vedati.
Goli i Muriqit pati vlerën e një pike për Kosovën. /Periskopi/