Broja bën heroin, Shqipëria merr tri pikë shumë të merituara ndaj Hungarisë
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë tri pikë ndaj Hungarisë.
Në një ndeshje të dominuar në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria ka arkëtuar tri pikë me shumë meritë ndaj Hungarisë, me fitoren minimale 1:0, shkruan Periskopi.
Kombëtarja ‘Kuqezi’ dominoi gjatë gjithë kohës, por golin gjeti vetëm në minutat e fundit.
Ishte Armando Broja që erdhi nga banka rezervë për të shënuar golin e fitores, në minutën e 87’.
Edhe Marash Kumbulla kishte një mundësi të mirë në pjesën e parë, por edhe në portën boshe nuk dërgoi dot topin në rrjetë.
Shqipëria tashmë numëron 9 pikë në pozitën e dytë në grup, kurse Hungaria mbetet me 7 pikë në pozitën e katërt. /Periskopi/