Prizreni mposht Trepçën në finale, fiton Superkupën e Kosovës
Superkupa e Kosovës shkon në Prizren këtë vit.
Skuadra e Prizrenit ka arritur të fitojë edhe finalen e madhe, në përballjen me skuadrën mitrovicase, Trepça, shkruan Periskopi.
Në finalen që u luajtë në kryeqytet, Prizreni fitoi me rezultatin 90-81.
Paraprakisht, skuadra e Prizrenit mposhti në gjysmëfinale Pejën, dhe edhe në finale shihej si skuadër favorite.
Në krye me Rifatin, Prizreni merr një trofe mjaft të rëndësishëm. /Periskopi/