Kumbulla me huqjen e vitit, Shqipëria dhe Hungaria mbyllin baras pjesën e parë
Kanë pëfunduar 45 minutat e para në ‘Elbasan Arena’.
Shqipëria dhe Hungaria janë ndarë baras pa gola në pjesën e parë që po zhvillohet në Elbasan, shkruan Periskopi.
Debutuesi Nedim Bajrami po del të jetë një nga më të mirët në fushë aktualisht për Shqipërinë. Skuadra e Rejas dominoi kundërshtarin, por fatai nuk ishte me ta.
Shqipëria pati mundësinë më të mirë në takim me Marash Kumbullan, por ky i fundit gaboi me portën boshe, nga më pak se pesë metra distancë.
Edhe Hungaria pati një mundësi të mirë, por Etrit Berisha ishte në vendin e duhur.
Mbetet të shihet nëse Shqipëria arrin të zhbllokojë sfidën në pjesën e dytë. /Periskopi/