Mancini: Balotelli një dëshpërim për të gjithë ne që e njihnim nga afër
Roberto Mancini është kthyer për të komentuar Mario Balotellin.
Mario Balotelli, dikur lojtar i skuadrës së Inter, pritej të ishte një nga lojtarët më të mirë italianë të kësaj gjenerate.
Megjithatë, të gjithë e dimë tashmë se ku përfundoi Super-Mario. Sjelljet e tij nuk ishin të duhurat për një sportist të kalibrit botëror. Kështu mendon edhe Roberto Mancini, selektori i Italisë.
“Kam punuar me Balotellin kur ishte i ri dhe bënte mirë. Ai ishte dhe është lojtar i mirë në aspektin teknik. Mos të harrojmë se ai është 31 vjeçar”, ka thënë Mancini, përcjell Periskopi.
“Qartë, ishte dëshpërim për të gjithë ne që e njihnim si person dhe si lojtar, që në pesë apo gjashtë vite ai nuk përmbushi potencialin e tij”, shtoi trajneri i Italisë.
Mancini flitej se mund t’i bënte më shumë ftesa Marios, megjithatë edhe lojtari nuk bëri shumë në atë drejtim. /Periskopi/