I jashtëzakonshëm Verstappen – triumfon bindshëm në Grand Prix të Holandës

I jashtëzakonshëm Verstappen – triumfon bindshëm në Grand Prix të Holandës

Çmimi i Madh i Holandës i takon pilotit të Red Bull Racing, Max Verstappen.

Piloti holandez nuk ka lejuar që në shtetin e tij të ketë tjetër fitues. Ai është përkujdesur të bënte një nga garat më të mira në karrierën e tij, shkruan Periskopi.

Verstappen ka lënë prapa vetes kampionin në fuqi, Lewis Hamilton, si dhe anëtarin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas.

Ferrari që pritej të bënte më mirë në këtë garë, mori vetëm pozitat 5 (Leclerc) dhe 7 (Sainz).

Hamilton që e mbylli garën i dyti ishte me +20.932 pas Verstappen, kurse Bottas me plot 56.40.

Në renditjen e përgjithshme, Verstappen rimerr vendin e parë, me 224.5 pikë, kurse Hamilton mbetet me 221.5 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: