Kosovë – Greqi: Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit, statistikat favorizojnë dukshëm Dardanët

Kosovë – Greqi: Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit, statistikat favorizojnë dukshëm Dardanët

Kombëtarja e Kosovës do të ketë sonte një test mjaft të vështirë në ‘Fadil Vokrri’, kundër kombëtares së Greqisë.

Në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022, Kosova dhe Greqia përballen në grupin B, me fillim nga ora 20:45.

Në këtë ndeshje, Kosova vjen me një formë më të lartë sesa Greqia, bazuar në statistikat e pesë ndeshjeve të fundit për secilën skuadër, shkruan Periskopi.

Kosova:

Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e Bernard Challandes numëron katër fitore dhe një humbje. Kosova në këto pesë ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka pranuar katër.

Gjeorgji 0:1 Kosovë
Gambi 0:1 Kosovë
Kosovë 1:2 Guinea
Maltë 1:2 Kosovë
Kosovë 4:1 San Marino

Në anën tjetër, kombëtarja helene vjen në një situatë paksa më të vështirë.

Greqia:

Lojtarët e kombëtares së Greqisë në pesë ndeshjet e fundit numërojnë dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Greqia ka shënuar shtatë gola, kurse ka pranuar gjashtë.

Zvicër 2:1 Greqi
Norvegji 1:2 Greqi
Belgjikë 1:1 Greqi
Greqi 1:1 Gjeorgji
Greqi 2:1 Honduras

Sa i përket përballjeve direkte, Greqia qëndron më mirë. Në dy përballje paraprake, Greqia ka marrë një fitore 1:2, kurse një herë tjetër kombëtaret kanë luajtur baras pa gola.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet sonte, me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/

Shpërndaje në: